Hovenier: Draft-statuti për Kosovën, përmbush të gjitha kriteret që i parashohin Shtetet e Bashkuara
Hovenier: Draft-statuti për Kosovën, përmbush të gjitha kriteret që i parashohin Shtetet e Bashkuara

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se draft-statuti që i është propozuar Kosovës për formim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, përmbush të gjitha kriteret që i parashohin Shtetet e Bashkuara për të, shkruan Alsat.
Ai tha se megjithatë, fjalën e fundit për këtë draft duhet ta japë Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe një prej dispozitave të draftit është se ai do të analizohet nga kjo gjykatë. Për Hovenierin “e gjithë histeria lidhur me kushtetutshmërinë, nuk na duket me vend, sepse është bërë punë me kujdes në hartim të draftit”.
“Duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën aktuale të Kosovës. Nuk duhet të kërkohen ndryshime kushtetuese. Duhet të jetë në përputhje me vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive. Nuk duhet të ketë nivel shtesë të pushtetit. Ne besojmë se ky draft, që i është dorëzuar Qeverisë së Kosovës, i përmbush të gjitha këto kritere, dhe besojmë se është shkruar në një mënyrë që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, tha Jeffry Hovenier, Ambasador i SHBA-së në Kosovë./ Alsat.mk