Interi kërkon me parametra zero sulmuesin e Mançester Junajtedit

Interi vazhdon të jetë në kërkim të një sulmuesi, duke parë që Marko Arnautoviç dhe Aleksis Sançez nuk i kanë përmbushur pritshmëritë e tyre. Xhuzepe Marota ka nisur menjëherë nga puna që të gjejë një zëvendësues që të jetë i gatshëm për pjesën tjetër të sezonit. Duket se sytë janë hedhur nga Anglia, te Mançester Junajted.
“Calciomercato” zbulon se Antoni Marsial do të jetë një lojtar i lirë verën e ardhshme dhe për këtë rsye Marota është i gatshëm të bëjë atë që bën më mirë. Gjithashtu dhe nga sulmuesi francez ka shfaqur një pëlqim për Serinë A, pasi kërkon minuta që të bindë Dider Deshamp për Europianin e 2024.
Kështu po diskutohet për një huazim në janar dhe më pas Interi ta afrojë si lojtarë të lirë në verë nëse do të bindet nga paraqitjet e 27-vjeçarit.