Rahmani me Napolin pësojnë disfatë nga Empoli i Berishës dhe Ismajlit

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka luajtur 90 minuta në sfidën e humbur të Napolit ndaj Empolit. Në kuadër të xhiros së 12-të të Serie A, Napoli humbi në shtëpi me rezultatin 1:0. Golin vetëm në ndeshje e shënoi Viktor Kovalenko në minutën e parë të kohës shtesë.
Amir Rrahmani është kapiten i Kosovës, por nuk është në listë për ndeshjet e këtij muaji. Tek Empoli startuan Etrit Berisha dhe Ardian Ismajli. Napoli mbetet me 21 pikë në pjesën e epërme të tabelës, ndërsa Empoli tani i ka dhjetë pike dhe mban pozitën e 17-të.