Guardian, varka e shpëtimit pa pilot

Guardian, varka e shpëtimit pa pilot

Guardian është varka e shpëtimit, pa pilot, e cila mund të shpëtojë njerëzit që mbyten.

Kompania skoceze ka ndërthurur teknologjinë dhe inteligjencën artificiale për të rritur sigurinë detare duke prodhuar varkën Guardian.

Varka ka aftësi për të pikasur viktimat dhe të përdor rripin e saj përcjellës për nxjerrjen e njerëzve nga uji.

Rripi “Suift” është përshtatur me mjedisin detar për t’i nxjerrë njerëzit nga uji për 10 minuta.

Varka ka në bord komunikime të dyanshme në mënyrë që, pasi të shpëtohet, personi të mund të flasë me një ekip telemjekësie që ofron udhëzime për ndihmën e shpejtë deri sa të arrijë ndihma mjekësore.

LEXO EDHE:

Back to top button