Konfirmohet mungesa tjetër e madhe për Kosovën

Kombëtarja e Kosovës do të jetë jashtëzakonisht e hendikepuar në dy ndeshjet e fundit kualifikuese për “Euro 2024”. Vedat Muriqi do të jetë mungesa tjetër e madhe e “Dardanëve” për duelet ndaj Zvicrës e Bjellorusisë. Pas ekzaminimeve të fundit u zbulua shkalla e lëndimit të sulmuesit shtatlartë, i cili pësoi tërheqje muskulore në ndeshjen e fundit ndaj Izraelit.

Dhe, sipas mediave spanjolle, “Pirati” i Majorkës do të mungojë 4-6 javë. Kështu, krahas dy ndeshjeve me Kosovën, Muriqi s’do të jetë në dispozicion as në ndeshjet e ekipit spanjoll kundër Atletiko Madridit, Alavesit, Seviljës dhe Kadizit.

Kosova do të luajë me Zvicrën në Basel këtë të shtunë, kurse të martën që vjen do ta mbyllë në Prishtinë kampanjën kualifikuese të Evropianit me duelin ndaj Bjellorusisë.

LEXO EDHE:

Back to top button