Alkaraz pëson disfatë, Medvedev dominon Rublevin

U luajtën ndeshjet e para të Grupit B, në turneun “ATP Finals” që po zhvillohet në Torino. Spanjolli Karlos Alkaraz humbi në duelin e parë të këtij kompeticioni, me Aleкsander Zverev që ishte dukshëm më në formë. Sfida nisi mirë për Alkarazin, duke fituar edhe setin e parë me “tie-break” 7-6, por në fraksionin tjetër të lojës, Zverev ishte shumë i fortë sa që setet e tjera folën vetëm për gjermanin duke fituar me rezultatin e përgjithshëm 2-1 (6-7, 6-3, 6-4). Sidoqoftë përballja ishte shumë e luftuar, ku i gjithë takimi u mbyll pas 2 orë e 30 minutash.

Ndeshja tjetër e mbrëmjes ishte derbi mes 2 bashkëkombësve. Rusët Daniil Medvedev dhe Andrej Rublev matën forcat në përballjen e parë në grup. Medvedev e pati shumë të thjeshtë të merrte fitoren në këtë përballje, ku Rublev për asnjë moment nuk ia rrezikoi suksesin. Takimi që zgjati rreth 1 orë e gjysmë prodhoi një lojë shumë të mirë të Medvedev, i cili triumfoi me rezultatin e përgjithshëm 2-0 (6-4, 6-2). “ATP Finals” zhvillohet në Itali nga 12 nëntori, ndërsa finalja e madhe do të luhet më datë 19 nëntor.

LEXO EDHE:

Back to top button