Evertoni rrezikon dënim tjetër nga Premier Liga

Evertoni rrezikon të dënohet përsëri me zbritjeve të pikëve nëse zbulohet se ka thyer rregullat financiare edhe gjatë sezonit 2022/23. Sipas “The Times”, ata janë duke dorëzuar të gjitha dokumentet për sezonin 2022/23.
Nëse konstatohet se kanë ndodhur shkelje shtesë financiare, një zbritje tjetër pikësh mund të aprovohet, pavarësisht se Evertonit tashmë i janë hequr 10 pikë. Kjo është për shkak të rregulloreve të reja që thonë se çdo shkelje e rregullave duhet të trajtohet përpara fundit të sezonit aktual.
Rregulloret e reja në lidhje me ndëshkimin zbatohen vetëm për rastet e veçanta si ai me të cilin përballet Evertoni, ndërsa çështjet do të trajtohen ndryshe për klubet si Man. Siti dhe Çellsi, të cilët përballen me hetime shumë më komplekse dhe më të thella për shkelje të supozuara të rregullave.
Kontrasti në ndëshkimin mes Evertonit dhe rivalëve të tyre më të pasur në Premier Ligën ka shkaktuar zemërim në mesin e tifozëve në anën blu të “Merseyside”, të cilët protestuan shumë përpara ndeshjes së tyre me Man. Junajtedi United në fundjavë.