Në janar, Reali bën ofertën e fundit për Kilian Mbape

Real Madridi është i gatshëm ta bëjë ofertën finale për Kilian Mbapen në janar. Sipas mediumit spanjoll “AS”, gjiganti spanjoll do t’i japë afat futbollistit francez vetëm deri më datën 15 të muajit që vjen për të vendosur përfundimisht për të ardhmen.
Pasi u refuzuan disa herë nga Paris Sen Zhermeni, por edhe pas joseriozitetit të nënkampionit të botës, “Los Blancos” do ta bëjnë përpjekjen e fundit për ta bindur ish-futbollistin e Monakos.
Në të kundërtën, gjiganti spanjoll do të fokusohet tek ylli i Man. Sitit, Erling Haaland, një tjetër objektiv i “Merengues” qe një kohë të gjatë.
Haaland ka kontratë me PSZH-në deri në verën e vitit që vjen dhe që nga janari mund të arrijë marrëveshje me një klub të ri dhe të nënshkruajë parakontratë.