Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, PS-ja kërkon përjashtimin e shtatë deputetëve të tjerë të opozitës

Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, PS-ja kërkon përjashtimin e shtatë deputetëve të tjerë të opozitës

Partia Socialiste e Shqipërisë për shkak të kaosit ka kërkuar nga Kuvendi përjashtimin e shtatë deputetëve të tjerë të opozitës. Vendimi pritet të jepet sot në orën 16:00.

Deputetët për të cilët është kërkuar përjashtimi janë: Ervin Salianji, Bledjon Nallbati, Asllan Dogjani, Lefter Gështenj, Isuf Çelaj, Luan Baçin dhe Xhelal Mziu.

Më herët komisariati i etikës ka marrë vendimin për përjashtimin me dhjetë ditë të deputetëve: Sali Berisha, Flamur Noka, Eldo Hoti, Gazmend Bardhi, Albana Vokshi, Edi Paloka, raporton Euronews.al.

Vendimi për përjashtimin e deputetëve është marr pas trazirave të shkaktuara në Kuvend, ku janë hedhur tymuese ndërsa opozitarët kanë vijuar aksionin e tyre, duke e bërë të pamundur zhvillimin e një seance normale.

LEXO EDHE:

Back to top button