Cilat janë këshillat e mjekëve në trajtimin e kapsllëkut
Cilat janë këshillat e mjekëve në trajtimin e kapsllëkut

Gazetare: Arta Sefadini
Dr. Ankica Stanoevska më poshtë ju jep disa këshilla se si të përmirësoni tretjen dhe të parandaloni kapsllëkun:
– Nuk duhet të hanë shumë brumë, shumë pasta, gluten sepse kjo e bën më të vështirë tretjen.
– Mos konsumoni ushqim të pasur me proteina për mëngjes, mundoheni që mëngjesi të përmbajë më shumë fibra, më shumë celulozë, për sa i përket tretjes…
– Dhe në një dietë të ekuilibruar, ne duhet të përdorim ushqime të tilla si fiq të thatë, kumbulla të thata, fruta të thata që në stomak krijojnë mukozë në zorrë, dhe lehtësim në defekim. Kështu, rekomandohet që të njomni këto fruta të paktën prej në mbrëmje, dhe ti konsumoni në mëngjes, të bëni komposto, ta pini në mëngjes dhe në këtë mënyrë të përmirësoni tretjen.
– Sigurisht edhe probiotik natyral. Shumë jogurt, sidomos jogurti i bërë në shtëpi dhe nëpërmjet kosit natyral ju do merrrni probiotikun në masat e rekomanduara për një ditë.
– Probiotiku mund të merrret edhe me tableta. Ato mund të përdoren një kohë pak më të gjatë për të normalizuar florën e zorrëve, dhe së bashku me ushqim të balansuar dhe të shëndetshëm mund të tejkalohet i gjithë problemi me konstipacionin/kapsllëkun /Alsat.mk