Iraku dënon sulmet ajrore të ShBA-së

Iraku dënon sulmet ajrore të ShBA-së

Qeveria e Irakut ka dënuar sulmet ajrore të ShBA-së gjatë natës ndaj pozicioneve irakiane.

Sipas saj sulmet kanë vrarë një ushtarak dhe kanë plagosur 18 persona të tjerë, ndërsa këtë e quajti një “akt të qartë armiqësor”.

Shtetet e Bashkuara kryen sulme ajrore hakmarrëse të hënën në Irak pas një sulmi me dron nga militantët e lidhur me Iranin që la një pjesëtar të shërbimit amerikan në gjendje kritike dhe plagosi dy të tjerë, raporton Reuters.

Forcat amerikane kanë shënjestruar në mënyrë të përsëritur vendet e përdorura nga Irani dhe forcat e saj përfaqësuese në Irak dhe Siri në përgjigje të dhjetëra sulmeve ndaj forcave amerikane dhe aleate në rajon që nga shpërthimi i luftës Izrael-Hamas më 7 tetor.

LEXO EDHE:

Back to top button