Seanca të dy komisioneve kuvendore
Seanca të dy komisioneve kuvendore

Sot në Kuvend do të mbajnë seanca Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri dhe Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport. Në rend dite të seancës së Komisionit të Mbrojtjes dhe Sigurisë janë Propozim-Vendimi për dërgimin e pjesëtarëve të Ushtrisë në operacionin ndërkombëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara “UNIFIL” në Republikën e Libanit dhe Propozimi ligji për plotësimin e ligjit për shërbimin në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Anëtarët e Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Sport do të diskutojnë për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sport, me procedurë të shkurtuar.