Papa Françesku: Lufta nuk mbjell dashuri, ajo mbjell urrejtje
Papa Françesku: Lufta nuk mbjell dashuri, ajo mbjell urrejtje

Papa Françesku në audiencën e tij të përjavshme në Vatikan, u shpreh se lufta nuk mbjell dashuri, ajo mbjell urrejtje. Papa u kërkoi të gjithëve të shmangin çdo hap që mund të rrisë tensionin në Lindjen e Mesme dhe në fusha të tjera konflikti. Marrëdhëniet e mira krijohen duke bashkëpunuar. Ai i nxiti besimtarët të luteshin për popullin e «Palestinës, Izraelit, Ukrainës dhe shumë vendeve të tjera ku ka luftë».
“Të mos harrojmë vendet që janë në luftë. Të mos harrojmë Ukrainën. Të mos harrojmë Palestinën, Izraelin. Të mos harrojmë njerëzit e Rripit të Gazës që vuajnë kaq shumë. Le të lutemi për kaq shumë viktima të luftës, kaq shumë viktima. Lufta shkatërron gjithmonë. Lufta nuk mbjell dashuri, ajo mbjell urrejtje. Lufta është një humbje e vërtetë njerëzore. Le të lutemi për njerëzit që po vuajnë nga lufta”, deklaroi Papa Françesku. /Alsat.mk