Shumica e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor kanë refuzuar iniciativën e kolegut të tyre nga Këshilli Milazim Mustafa për shkarkimin e kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademit.
Me 7 vota për refuzim dhe 4 vota kundër, përkatësisht për shkarkimin e Ademit, Këshilli vendosi të mos pranojë iniciativën, me të cilën Besa Ademi mbetet në pozitën e kryetares së Gjykatës Supreme.








