VIDEO / Shihni projektilin e vërtetë të Alioskit ndaj WBA-s
Skuadra e Lids Junajtedit, ku luan edhe Ezgjan Alioski, shënoi fitore me 5:0 në transfertë ndaj Uest Bromuiç Albionit. Në këtë përballje, reprezentuesi i Maqedonisë, arriti që të shënojë golin e dytë në këtë përballje, që në 45 minutat e para dhuroi 4 gola në rrjetën e skuadrës vendase.
Projektili i Alioskit brenda zonës 16 metërshe u ndal në këndin opozitar dhe të pakapshëm për portierin e Uest Bromuiç Albion. Vetëm 10 minuta më vonë, Alioski u ndëshkua me karton të verdhë, por që nuk prishi aspak paraqitjen e tij të mirë në këtë përballje.
Kujtojmë se përveç Alioskit, në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Harison, Rodrigo dhe Rafinja, ndërsa goli i parë ishte autogol i futbollistit vendas Saujers.