Deputetët edhe sot debatojnë për emërimin e Kacarskës

Deputetët sot për të tretën ditë me radhë do të debatojnë për propozimin që Dobrilla Kacarska të zgjidhet gjykatëse në Gjykatën Kushtetuese.

Mbrëmë, seanca plenare ishte ndërprerë pak para orës 18, ndërsa kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi e caktoi vazhdimin e seancës për sot në orën 12:00.

Dy ditët e kaluara kaluan debati u përcoll me akuza të ndërsjella të pushtetit dhe opozitës. Opozita vlerëson se Kacarska nuk është propozim adekuat për gjykatës kushtetues dhe këtë pozicion e merr si shpërblim për dëgjueshmërinë ndaj pushtetit. Deputetët e opozitës kërkuan që propozimi të tërhiqet.

Gjatë debatit deputetët e partive në pushtet, e kanë mbrojtur propozimin e tillë duke e nënvizuar se VMRO-DPMNE më së paku ka të drejtë të flasë për gjyqësinë e pavarur pasi në kohë të qeverisjes së tyre, gjyqësia është sjellë në nivelin më të ulët të mundshëm.

Kacarskën për gjykatëse kushtetuese e propozoi Këshilli gjyqësor, në fund të shtatorit. Ajo duhet të vijë në vendin e gjykatësit Vlladimir Stojanovski, mandati i të cilit ka skaduar.

LEXO EDHE:

Back to top button