Ahmeti: Barazia na solli stabilitet, Maqedonia shtëpi e përbashkët

Ahmeti: Barazia na solli stabilitet, Maqedonia shtëpi e përbashkët

Ali Ahmeti në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit tha se kjo është një ditë historike për të gjithë shqiptarët.
Ai bëri edhe një kundër replikë me Antonio Milloshovskin për komunën e Kërçovës, duke i thënë se kurr më në harmoni shqiptarët dhe maqedonët nuk kanë jetuar. Ai gjithashtu i reagoi dhe e pyeti edhe Pavle Trajnov se kur ka qenë më mirë tani që jemi të barabart apo para 20-30 viteve kur shqiptarët janë persekutuar. Nuk është e vërtetë që ju jeni qiraxhi, por është një e vërtetë që Marëveshja e Ohrit, i dha të drejtë Talat Xhaferit të jetë zot në shtëpinë e tij. Kjo marëveshje nuk u ndryshoi vetëm shqiptarëve gjendjen, por me këtë marëveshje fituan të gjithë që jetojnë në Maqedoni, si turqit, romët, serbët, etj.
Ali Ahmeti tha se lufta e ftohtë ka mbaruar dhe tani është një luftë shurdhe, një luftë me armë bërthamore, duke shtuar se Moska ka shkelë mbi dinjitetin dhe sovranitetin e Ukrainës, prandaj ne duhet të jemi të kujdesshëm se çfarë politikash do të drejtojmë. A do të mbetemi peng i atyre ideve që kokën në Moskë, e trupin në Europë. Prandaj pa dallimi përkatësia duhet të themi JO RUSISË, PO EUROPËS./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button