Zbulohen dy kopsa ari të një princi që jetoi në Kazakistan

Zbulohen dy kopsa ari të një princi që jetoi në Kazakistan

Zbulohen dy kopsa ari të një princi që jetoi 1500 vjet më parë në Kazakistan. Arkeologët kanë kryer kërkimet e tyre që nga viti 2016. Dëshmitë më të fundit arkeologjike të qytetërimeve që banonin në të, kishin të bënin me zbulimin e dy pllakave ari shumë të çmuara, të konsideruara si paraqitjet e para të themeluesit të kaganatit turk, që datojnë 1500 vjet më parë. Gjatë hulumtimeve në brendësi të dhomës në të cilën ishte djegur princi janë gjetur dy pllaka të arta me formë të rrumbullakosur dhe me diametër 3.7cm. Hipoteza e paraqitur nga arkeologët është se ato ishin kopsa, të dizajnuara për t’u futur si stoli në një rrip. Në kulturën turke, artefakte të tilla visheshin nga njerëz me status të lartë. Në qendër të të dyja pllakave qëndron një figurë mbretërore, me një kurorë të pasur në kokë. Sovrani paraqitet i ulur në një fron të stolisur me dy kuaj, në të dyja anët e të cilëve shfaqet shërbëtorë të gjunjëzuar që të ofrojnë pije./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button