Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria, mësojnë kundërshtarët në Ligen e Kombeve

Sot shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA do të hedh shortin e Ligës së Kombeve në kryeqendrën e Francës. Kombëtarja e Kosovës, Maqedonisë dhe ajo e Shqipërisë do të mësojnë kundërshtarët në Ligën B dhe C.

Ekipi “Dardan” bën pjesë në Ligën C dhe si kundërshtarë mund t’i ketë shtetet si: Rumania, Suedia, Armenia, Luksemburgu, Maqedonia e Veriut, Sllovakia, Irlanda e Veriut, Qipro, Bjellorusia, Lituania ose Gjibraltari, Estonia dhe Letonia.

Kurse “Kuqezinjtë” si kundërshtarë të mundshëm mund t’i ketë këto shtete: Austria, Çekia, Anglia, Uellsi, Finlanda, Ukraina, Islanda, Norvegjia, Gjeorgjia, Greqia, Turqia dhe Kazakistani.

Kujtojmë që ky short fillon në orën 18:00, ndërsa ndeshjet e para pritet të zhvillohen nga datat 5-7 shtator.

LEXO EDHE:

Back to top button