Micevski: Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së propozon ndryshime ligjore për dokumentet personale

Micevski: Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së propozon ndryshime ligjore për dokumentet personale

Koordinatori i grupit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, deklaroi sot se partia e tij ka përgatitur dhe dorëzuar në Kuvend amendamente për dy zgjidhje ligjore, Ligjin për dokumentet e udhëtimit dhe Ligjin për patentë shoferi, gjegjësisht për sigurinë në komunikacion.

“Procedura është urgjente, edhe ju e shihni se opinioni është i ndjeshëm ndaj kësaj çështjeje. Andaj ne si grup parlamentar kemi përgatitur ligjet dhe i kemi dorëzuar në arkivin e Kuvendit. Gjithashtu, kemi paraqitur kërkesë për thirrjen e seancës urgjente me nënshkrimin e 20 deputetëve. Kryetari i Kuvendit mund ta thërrasë seancën gjatë ditës së sotme. Me këtë amendament do të zgjerohet dispozita që të vlejnë edhe në periudhën e ardhshme”, tha Micevski.

LEXO EDHE:

Back to top button