Erik Ten Hag: Ishte si një ndeshje e tenisit

Mançester Junajted arriti një fitore të vështirë dhe me shumë vlera në fushën e Aston Villa-s me rezultatin 2-1. Një sukses që rikthen “Djajtë e Kuq” në garë për një vend në Ligën e Kampionëve. Trajneri i Man. Junajtedit, Erik ten Hag, për “Sky Sports” u shpreh i kënaqur me angazhimin e futbollistëve.

“Ishte më shumë si një ndeshje tenisi. Ishte me të vërtetë një ndeshje intensive dhe mund të shihje se sa lojtarë ishin të lodhur deri në fund. Ishte kaq e hapur sfidë dhe secila nga skuadrat mund të kishte fituar në fund. Edhe rivalët tanë kishin mentalitetin për të fituar këtë sfidë. Organizimi ynë në mbrojtje në pjesën e parë ishte shumë i mirë, ishim të qetë. Pasi fituam, ne ndryshuam mendësinë tonë. Scott McTominay na dha fitoren, ai është i mrekullueshëm. Ai mund të shënojë shumë gola, ai gjithmonë vjen në pozicione për të shënuar gola”, tha Ten Hag.

LEXO EDHE:

Back to top button