Çfarë mendoni, a është një gotë verë e mirë për shëndetin tonë?
Çfarë mendoni, a është një gotë verë e mirë për shëndetin tonë?

Një gotë verë çdo natë është e mirë për shëndetin tonë – mit apo e vërtetë? Mjekët pohojnë se edhe një sasi e vogël e konsumit të alkoolit, si një gotë në ditë, mund të rrisë peshën trupore, e cila nga ana tjetër mund të çojë në diabetin e tipit 2.
Hulumtimi, i cili përfshin të dhëna nga më shumë se 400,000 britanikë, shton debatin e dekadave rreth dëmeve të pirjes së moderuar. Disa studime kanë treguar deri më tani se pirja e përditshme mund të parandalojë një sërë sëmundjesh. Të tjerë kanë argumentuar se edhe një sasi e vogël alkooli është e rrezikshme.
Sipas hulumtimeve të fundit, me çdo pije shtesë, njerëzit kanë 0.36 kg më shumë yndyrë dhe 10 për qind më shumë gjasa për të zhvilluar diabetin e tipit 2.
“Zbulimi se ata që pinë alkool janë më të trashë se ata që nuk pinë nuk është befasi. Shpresojmë që hulumtimi ynë do t’i ndihmojë njerëzit të kuptojnë rreziqet që lidhen me konsumimin e alkoolit. Ne duam të inkurajojmë popullatën e përgjithshme që të zgjedhë një mënyrë jetese të shëndetshme” , thotë Christopher Snowdon, nga Instituti i Çështjeve Ekonomike në Britani.