Ministrat e Jashtëm të BE-së pajtohen për angazhim të një misioni detar në Detin e Kuq

Ministrat e Jashtëm të BE-së pajtohen për angazhim të një misioni detar në Detin e Kuq

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian janë pajtuar për të angazhuar një mision detar për t’i mbrojtur anijet prej militantëve të Huthëve në Detin e Kuq. misioni nënkupton se evropianët do të dërgojnë anije luftarake dhe sisteme të paralajmërimit të hershëm në Detin e Kuq, Gjirin e Adenit dhe ujërat përreth.

Pjesëtarët e misionit kanë urdhër që të gjuajnë me armë kundër militantëve, vetëm nëse ata sulmojnë të parët. Komanda operacionale do të jetë në qytetin grek Larisa. Militantët e Huthëve prej Jemenit, janë duke sulmuar anijet në rajon, si shenjë hakmarrjeje për veprimet ushtarake izraelite në Rripin e Gazës.

Rreth 12 për qind e tregtisë globale kalon përmes Ngushticës Bab al-Mandeb, hyrjes në Detin e Kuq përmes jugperëndimit të Jemenit dhe Xhibutit, mirëpo sulmet e rebelëve kanë shkaktuar çrregullim të madh të trafikut, duke detyruar shumë anije të marrin rrugë alternative rreth Afrikës.

LEXO EDHE:

Back to top button