Ndarja nga jeta e Andreas Bremes, reagimet e Interit, Bajernit dhe kombëtares gjermane

Bota e futbollit u trondit në mëngjesin e 20 shkurtit pas ndarjes papritur nga jeta të legjendës gjermane të futbollit, Andreas Breme, në moshën 63-vjeçare, për shkak të një arresti kardiak. Ish-klubet e tij, Interi dhe Bajerni, gjithashtu dhe kombëtarja gjermane reaguan menjëherë pas lajmit të trishtë.

“Një lojtar madhështor, një interist i vërtetë. Mirupafshim Andi, përgjithmonë një legjendë”, shkruan Interi në postimin e bërë në rrjetet sociale.

 

I menjëhershëm ishte reagimi i Bajernit.

 

“Bajern është ekstremisht i pikëlluar për ndarjen e papritur nga jeta të Andreas Bremes. Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjen dhe miqtë e tij. Andreas Breme do të jetë përgjithmonë në zemrat tona si një kampion Bote, por mbi të gjitha, si një njeri special. Ai gjithmonë do të jetë pjesë e familjes së Bajernit. Prehu në paqe Andi!”.

 

Ndërkohë që kombëtarja gjermane reagoi me një postim të shkurtër.

 

 “Prehu në paqe, Andi!”.

 

Përveç Kupës së Botës në vitin 1990, Breme fitoi dhe dy herë Bundesligën, një herë Serinë A, një herë Ligën e Europës dhe tituj të tjerë me Interin, Bajernin dhe Kaizerslauternin. /Panorama.al/

LEXO EDHE:

Back to top button