Çabi Alonso ka vendosur se ku do të vazhdojë karrieren si trajner

Çabi Alonso ka ndarë mendjen se ku dëshiron të vazhdojë karrierën, si trajner sezonin e ardhshëm. Spanjolli ka mahnitur të gjithë me taktikat e tij te Bajer Leverkuzeni, derisa janë në rrugë të mbarë që të shpallen kampion në Bundesliga si të pamposhtur.
Sipas asaj që raporton gazetari Florian Plettenberg, Alonso është duke u kërkuar me ngulm nga Liverpulli si pasues i Jurgen Klopit, ndërsa Bajern Munihu e sheh si zëvendësues të Tomas Tushellit. Dy trajnerët do të largohen në fund të sezonit, duke i lënë anglezët dhe gjermanët në kërkim të trajnerëve.
Por, Pletenberg raporton se Alonso tashmë e ka vendosur të shkojë te Bajern Munihu, duke qenë më shumë i lidhur nga koha e tij si lojtar në “Allianz Arena” se sa në “Anflied Road”.
Konfirmi për zgjedhjen e Bajernit do të përcaktohet vetëm kur të përfundojë sezoni, pasi shpreson ta festojë titullin e kampionit me Bajer Leverkuzenin.