“Zgjedhja e presidentit nga Kuvendi”, Kovaçevski nuk komenton idenë e Ahmetit
“Zgjedhja e presidentit nga Kuvendi”, Kovaçevski nuk komenton idenë e Ahmetit

Lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski sot nuk ka komentuar deklaratën e kreut të BDI-së, Ali Ahmetit në lidhje me ndryshimin e kushtetutës dhe zgjedhjen e presidentit në Kuvend.
“Tani praktikisht jemi në fushatë zgjedhore dhe do mund të dëgjojmë shumë premtime. Dikush do të premtojë disa gjëra të cilat nuk varen vetëm prej tij. Për shembull ndryshimi i Kushtetutës kërkon dy të tretat e votave, kështu që nuk do të komentoja”, tha Kovaçevski.