VIDEO / Goli i parë te Beshiktashi, por Ernest Muçi mbetet me “këmbë në tokë”

Ish-fantazistii i Tiranës, Ernest Muçi, i cili tashmë është pjesë e “shqiponjave të zeza”, të Beshiktashit, ka gjetur golin e parë në Turqi. Talenti 22-vjeçar ka arritur të dyfishojë shifrat ndaj skuadrës së Istanbulspor, duke gëzuar jo pak tifozët, por edhe teknikun, Fernando Santosh.
Pas ndeshjes, Muçi foli edhe për mediat turke, nga ku vuri theksin te fitorja e madhe, ndaj skuadrës së Istanbulspor, e më tej u ndal te objektivat e tij, teksa u shpreh se duhet të kontribuojë në sulm dhe gola.
“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Ne bëmë atë që duhej të bënim, punën tonë. Duhet të fokusohemi dhe të luajmë si sot. Nuk pësuam gol dhe shënuam 2 gola. Këto janë gjëra të mira. Nuk mendoj shumë për të shënuar gola. Jam një lojtar sulmues, duhet të kontribuoj në sulm dhe gola. Kjo është ajo që pritet nga unë. Është më shumë e rëndësishme për mua të ndihmoj ekipin, është e rëndësishme për mua të ndihmoj mbrojtjen. Kemi luajtur mirë, duam të vazhdojmë kështu,” u shpreh Muçi.