VIDEO / Gjakoset gjyqtarja anësore, përplaset me një kamerë përgjatë zonës së saj

Situatë e sikletshme për asistenten Guadalupe Porras, e cila ishte protagoniste e një gjakosje gjatë ndeshjen mes Real Betisit dhe Atletiko Bilbaos. Ishte pikërisht momenti i golit të parë të ndeshjes, kur ndodhi dhe incidenti. Duke vrapuar përgjatë vijës anësore, përgjatë zonës së saj të përgjegjësisë, asistentja e arbitrit u përplas me një kamerë dhe pësoi një dëmtim në fytyrë.

E gjakosur, Porras u ndihmua nga stafi mjekësor dhe më pas u largua nga fusha e lojës për të mbërritur tek ambulanca e pranishme në stadium.

Megjithatë, kameramani fillimisht u qortua nga arbitri Kuadra Fernandez për faktin se ishte afruar shumë pranë fushës. Gara, megjithatë, u ndërpre për disa minuta para se të rifillonte.

LEXO EDHE:

Back to top button