Vrasja në Bllacë shkakton përplasje mes LSDM-së dhe VMRO-së
Vrasja në Bllacë shkakton përplasje mes LSDM-së dhe VMRO-së

Gazetar: Lluka Andreev
Vrasja në Bllacë u bë shkak për akuza ndërpartiake. LSDM në pushtet theksoi se ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski nga radhët e VMRO-DPMNE-së, si dhe kryeshefi i policisë në Shkup, treguan paaftësi të madhe në udhëheqjen e MPB-së. LSDM pyet nëse strukturat e afërta me VMRO-në, po përpiqen të ndërhyjnë në bizneset e paligjshme të drogës.
“DPMNE dhe Toshkovski nuk kanë kapacitet për të zgjidhur rastin. Siguria e qytetarëve rrezikohet për shkak të paaftësisë së tyre. Por edhe ky rast nxjerr në pah dyshime më të thella. Vetëm disa ditë më parë, roja e sigurisë së Mickoskit rrahu një zyrtar policie para një lokali të famshëm të Shkupit, duke penguar një aksion policor kundër drogës. Ende nuk ka përgjigje në publik se cili ishte roli i sigurisë së Mickoskit në parandalimin e aksionit të drogës?”, u shpreh Darko Kaevski – zëdhënës i LSDM-së.
VMRO-DPMNE, nga ana tjetër, thotë se vrasja që ndodhi një ditë më parë është vazhdim i qërimit të hesapeve midis bandave, vrasjet e të cilave filluan kur Oliver Spasovski ishte ministër i Brendshëm. Sipas partisë opozitare, është e turpshme që LSDM-ja fajëson Toshkovskin për këto vrasje.
“Një forcë e tillë e këtyre bandave nga fakti se Spasovski, Zaev dhe Kovaçevski e vunë Ministrinë e Brendshme në shërbim të kriminelëve, dhe me ndihmën e bandave të drogës BDI dhe LSD morën vota për disa cikle zgjedhore radhazi. Të vrarin e ka gjetur vëllai polic, emri i të cilit përmendet në strukturën e kompanisë që shet qymyr tek EMV dhe TEC Manastir. Dhe është sekret publik që EMV dhe TEC janë minierat e arit ku kreu i LSD-së dhe BDI-së nxjerrin para”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Pas vrasjes në Bllacë, Prokuroria Publike informoi se po vepronin për të gjetur autorët, por edhe për të kontrolluar lidhjen e mundshme të vrasjes me zjarrin në kafenenë Baron në Çair. Disa nga mediat kanë informuar tashmë se ky është një konfrontim midis bandave. Personi që u vra dje, Zelqif Tusha, përndryshe është babai i Gani Tushës, i cili është në burg për përfshirjen e tij në vrasjet në Shisha Bar në Çarshinë e Shkupit, por edhe për vrasjen e dy shtetasve tanë që ndodhi këtë verë në Halkidiki. /Alsat.mk