Biden: Izraeli do të jetë i gatshëm ta ndalë luftën gjatë Ramazanit

Biden: Izraeli do të jetë i gatshëm ta ndalë luftën gjatë Ramazanit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden, tha se Izraeli do të jetë i gatshëm ta ndalë luftën e tij kundër Hamasit, gjatë Muajit të Ramazanit, nëse arrihet një marrëveshje për lirimin e disa pengjeve. SHBA-ja, Egjipti dhe Katari po punojnë për kornizën e një marrëveshjeje sipas së cilës Hamasi duhet të lirojë dhjetëra pengje, në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë dhe ndaljen e luftimeve për gjashtë javë. Gjatë kësaj pauze të përkohshme, negociatat do të vazhdojnë për lirimin e pengjeve të mbetur. Si pasojë e ofensivës tokësore dhe ajrore të Izraelit, në Rripin e Gazës është shkaktuar një katastrofë humanitare dhe janë vrarë afër 30.000 palestinezë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button