Nesër fillon shqyrtimi publik i listës zgjedhore

Nesër fillon shqyrtimi publik i listës zgjedhore

Të gjithë shtetasit e vendit mbi 18 vjeç nga nesër dhe deri më 18 mars do të mund të kontrollojnë të dhënat e tyre në listën zgjedhore dhe të bëjnë kërkesë për plotësimin ose ndryshimin e të dhënave të tyre në zyrat rajonale dhe lokale të KSHZ-së, shkruan Alsat.

Lista zgjedhore, përveç në zyrat e KSHZ-së mund të kontrollohet edhe në mënyrë elektronike në faqen e këtij institucioni. Pas mbylljes së periudhës së shqyrtimit publik, qytetarët nuk do të kenë mundësi të bëjnë kërkesë për ndryshim të të dhënave në listë.

Të drejtë vote kanë të gjithë shtetasit e vendit që janë mbi 18 vjet ose mbushin 18 vjet deri në ditën e votimit dhe që kanë dokumente të vlefshme identifikimi. Të drejtë vote kanë edhe qytetarët të cilëve dokumentet e identifikimit u skadojnë nga dita e shpalljes së zgjedhjeve dhe deri në mbajtjen e zgjedhjeve. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button