Ndryshimet në mënyrën e dhënies dhe mbikëqyrjes së pushimeve mjekësore vinë si pasojë e keqpërdorimeve të shumta ndër vite. Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski thotë se synimi është që keqpërdorimet të parandalohen dhe të mbrohen të drejtat e qytetarëve që vërtetë kanë nevojë për pushim mjekësor. Një nga ndryshimet e paralajmëruara është shkurtimi nga 7 në 5 ditë pushim mjekësor të caktuar nga mjeku amë kurse gjithashtu janë paralajmëruar kontrolle në shtëpi të atyre që marrin pushime mjekësore.
“Kemi shumë keqpërdorime dhe pikërisht këto ndryshime të reja synojnë t’i rregullojnë ato. Kemi situate ku njerëz paraqiten sikur janë në pushim mjekësor, ndërkohë që fotografohen duke pushuar në Antali. Dhe për ketë nuk duhet të ndërmerret asgjë? Mendoni se kjo është mbrojtje e të drejtave të puntorit?..09:56-10:20 “Pra, nuk mendoj se shkurtimi nga 7 ditë në 5 ditë është ndonjë lloj dënimi për qytetarët, por është vetëm një ndryshim, ku në rastet kur sëmundja nuk është dëshmuar duhet të realizohet dëshmim i sëmundjes.” Deklaroi Sasho Klekovski – Ministër i Shëndetësisë
Në kontrollet për keqpërdorimet e mundshme me pushimet mjekësore kyçet edhe Ministria e Brendshme. Ministri Pançe Toshkovski thotë se keqpërdorimet janë serioze si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.
“Të gjithë e dimë që vitet e fundit, jo në dy vitet e fundit, as ne 5 e as 10 vitet fundit, ndoshta që nga pavarësia e shtetit kemi keqpërdorime katastrofale nga ana e disa qytetarëve ne këtë mënyrë nga aparati shtetëror, nga numri i madh i qytetarëve dhe nga numri i madh i të papunëve, si nga institucioneve shtetërore, ashtu edhe nga institucionet private’’ tha Pance Toshkovski – Ministër i punëve të brendshme.
Me kërkesë të Ministrisë së Brendshme, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore në gjysmën e dytë të vitit 2025 kontrolloi 80 punonjës me gjithsej 514 leje mjekësore. Parregullsi u përcaktuan në 29 persona, pra në rreth 37 përqind të punonjësve të kontrolluar. Nga gjithsej 514 leje mjekësore të kontrolluara, 100 u vlerësuan si të lëshuara në mënyrë të parregullt. Kontrolli përfshinte gjithashtu 105 institucione private shëndetësore, dhe parregullsi u përcaktuan edhe në disa mjekë dhe komisione mjekësore./Alsat.mk








