10 shenjat që tregojnë se fëmija konsumon shumë pak proteina
Proteinat sigurojnë aminoacide thelbësore të rëndësishme që kontribuojnë në shëndetin mendor dhe fizik të fëmijës

Siç paralajmërojnë pediatër, nëse fëmija nuk merr mjaftueshëm proteina nga dieta, kjo mund të çojë në efekte anësore më serioze.
Në fakt, ky makronutrient thelbësor është aq i rëndësishëm për fëmijët, saqë prek çdo pjesë të trupit të tyre.
Por si ta dalloni që një fëmije i mungojnë proteinat?
Ekspertët pohojnë se ka disa shenja që tregojnë qartë se fëmija nuk po merr mjaftueshëm proteina nga dieta e tij e përditshme, pra nga ushqimi që konsumon. Kjo eshte e gjitha:
- rritje të ngadaltë
- imuniteti i dobët
- probleme me përqendrimin
- dhimbje kockash ose kyçesh
- uria
- ndjenja e lodhjes së vazhdueshme
- shërimi i ngadalshëm i plagëve
- ulje e zhvillimit të muskujve
- thonjtë e brishtë
- Renia e flokeve
Edhe pse këto simptoma nuk duhet të nënkuptojnë menjëherë se fëmija ka probleme me marrjen e pamjaftueshme të proteinave, mjekët pediatër paralajmërojnë se prindërit duhet t’i çojnë te mjeku, i cili më pas do të përcaktojë pse ndodhin në të vërtetë fenomenet e përmendura.