Sa janë të shëndetshme kokoshkat – mikrobiologu ka një këshillë për konsumatorët

Sa janë të shëndetshme kokoshkat – mikrobiologu ka një këshillë për konsumatorët

Një mikrobiolog ka bërë një zbulim të frikshëm në lidhje me kokoshkat e kinemasë – dhe kjo do t’ju bëjë të mendoni dy herë nëse ai ushqim është më i sigurt.

Tim, i cili drejton llogarinë e rrjetit social në TikTok, @whatmightgrow, shpjegoi se si dëshironte të kryente një eksperiment për kokoshkat e shitura në kinema.

Për shumicën prej nesh, kokoshkat janë zgjedhja numër një në kinema, krahas ushqime të tjera, raporton ladbible.

Por, ajo që Tim zbuloi në lidhje me kokoshkat – dhe kinematë në përgjithësi – është shumë shqetësuese.

Në fakt, do t’ju bëjë të rimendoni plotësisht ‘rregullin e pesë sekondave’, shkruan ladbible.

Në video, Tim mblodhi kokoshkat e freskëta nga qesja e letrës dhe kokoshkat që kishin rënë në dyshemetë e kinemave.

Kokoshkat i dërgoi në laborator dhe mostra e marra i vendosi në pjata të ndara, përpara se t’i vendoste në një inkubator.

Rezultatet ishin goxha befasuese.

Tim zbuloi se kokoshkat që kishin qenë në dysheme ishin të mbuluara me baktere dhe kërpudha.

Ndërkohë, kokoshkat e ‘freskëta’ kishin një sasi të vogël bakteresh, për të cilat Tim mendon se bëhet fjalë për “staphylococcus”, i cili zakonisht gjendet tek njerëzit.

Tim shpjegoi se kur punonte si mikrobiolog, ai zakonisht testonte sendet që kishin rënë në dysheme.

“Çdo herë gjeja diçka në dysheme dhe nëpërmjet testit PCR, vija në përfundim se gati gjithmonë kishin patogjene. Patogjeni më i zakonshëm që do të shihja ishin Staphylococcus, Listeria, E. Coli dhe Salmonella”, shtoi ai.

Kështu që herën tjetër para se t’i hidhni ushqimet në dysheme dhe të zbatoni rregullin e pesë sekondave, mendoni dy herë. Kjo na ka bënë seriozisht të rimendojmë zakonet tona.

LEXO EDHE:

Back to top button