Eminem ende përdor këtë telefon të vjetëruar, legjendar: “I zgjuar, telefonat e sotëm po shkatërrojnë shoqërinë”

Është e qartë se reperi i famshëm Eminem nuk është adhurues i smartfonëve modernë

Është zbuluar se Eminem është ende duke përdorur një telefon BlackBerry me tastierë.

Këtë informacion e ka ndarë Dj Whoo Kid i cili ka postuar një foto në Instagram. Fotoja tregon se Eminem është duke përdorur një “BlackBerry”, dhe e njëjta gjë është konfirmuar edhe në përshkrimin e të njëjtit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DJ Whoo Kid (@djwhookid)

“Eminem po përpiqet të kuptojë se kush ka ngrënë spagetin e fundit”, ka shkruar Whoo Kid.

“Unë ngrita supet dhe i thashë se ishte @iamdenaun. Ah, po. Ai ka ende një telefon BlackBerry”, thuhet në mbishkrimin e fotografisë.

“Edhe unë e kam akoma”

“Vintage”, “Smartphones këto ditë po shkatërrojnë shoqërinë”, “Më mungon ky telefon”, “Edhe unë e kam akoma, nuk dua të heq dorë nga ajo tastierë”, “A është BlackBerry vintage apo model i vitit 2022 ?”, ishin vetëm disa nga komentet nën postim.

Siç shkruan “Complex”, telefoni u shpall i vjetëruar në vitin 2022 pasi BlackBerry ndaloi ofrimin e shërbimeve për pajisjet e tij klasike celulare.

 

 

 

Modelet e fundit që kompania lançoi ishin BlackBerry Evolve dhe Evolve X në 2018.

Prandaj, nuk është e qartë se çfarë funksionaliteti ka pajisja që Eminem mban në duar ose si mund ta përdorë akoma.

Megjithatë, telefonat BlackBerry ende mund të gjenden dhe blihen në disa dyqane online, si Amazon, por funksionaliteti i tyre është i kufizuar.

 

LEXO EDHE:

Back to top button