Çellsi ka gati 50 mln euro për yllin e Atletik Billbaos

Pavarësisht investimeve të mëdha në dy merkatot e fundi-t, Çellsi i Todd Boehlit do të vazhdojë të shpenzoja shifra të larta për të krijuar skuadrën që do e rikthejë këtë klub te trofetë.
Sipas raportimeve të medieve britanike, emri i fundit që ka përfunduar në fokusin e klubit londinez është ai i Niko Uiliamsit, sulmuesit të Atletik Bilbaos. Megjithatë, për të bërë të mundur këtë afrim, Çellsi do duhet të shpenzojë shumë, pasi klubi bask nuk ka ndërmend të lejojë talentin 21-vjeçar të largohet nëse nuk merr një shifër të lartë në këmbim.
Mediet britanike theksojnë se te “blutë” e Londrës janë të gatshëm për të paguar deri në 50 milionë euro për të marrë në ekip Niko Uiliamsin.