Sekretari britanik i mbrojtjes vizitë të papritur në Ukrainë

Sekretari britanik i mbrojtjes vizitë të papritur në Ukrainë

Sekretari britanik i mbrojtjes, Grant Shapps, ndodhet në Ukrainë në një vizitë të papritur. Në një video të postuar në Telegram, ai ka paralajmëruar për rreziqet e shumta që i kanosën Ukrainës.

“Çfarë do të thotë, nëse lejojmë që një vend demokratik të pushtohet nga një diktator si Putin?

Çfarë do të thoshte për vlerat tona të lirisë dhe demokracisë? Dhe nuk duhet të jetë kështu. Sepse ne i kemi lehtësisht burimet e perëndimit, nëse kemi vullnet.

Pra, mesazhi është i thjeshtë: kjo është një thirrje zgjimi për botën.

Le të sigurohemi që Ukraina ta fitojë këtë luftë”, tha ai.

LEXO EDHE:

Back to top button