“Ndryshimet e Kodit Zgjedhor, zgjidhja e pjesshme”

“Ndryshimet e Kodit Zgjedhor, zgjidhja e pjesshme”

Zgjidhja ligjore në Kodin zgjedhor që u mundëson qytetarëve me dokumente të skaduara deri më 9 muaj para ditës së zgjedhjeve, për kryeministrin Talat Xhaferi është selektive, e pjesshme dhe do të duhet të përmirësohet. Sipas tij, zgjidhja nuk është e drejtë për qytetarët që në ditën e zgjedhjeve do të kenë dokumente të skaduara për më shumë se 9 muaj dhe nuk do të mund të votojnë. Sipas zgjidhjes ligjore të votuara një ditë më parë, në këto zgjedhjeve qytetarët do të mund të votojnë me letërnjoftime ose pasaporta të skaduara jo më shumë se 9 muaj para ditës së zgjedhjeve, që nënkupton, me pasaporta që kanë skaduar deri më 24 korrik 2023, respektivisht 8 gusht 2023.

“Zgjidhja është e pjesshme, s’është e plotë. Praktikisht unë dhe ju nëse kemi dokumente të skaduara 9 muaj para 24 prillit do të votojmë më 24 prill por çfarë do të bëjmë më 8 maj? Sepse do të jetë afat më i gjatë se 9 muaj. Faktikisht duke dashur të shmangim një përjashtim bëjmë një përjashtim tjetër. Kështu që zgjidhja, nëse është vendosur të bëhet me ligj, të jetë e hapur që qytetarët të mund të votojnë me dokumente të skaduara, pa marrë parasysh kur u kanë skaduar dokumentet. Unë jam i bindur se do të vinë prapë në qeveri të kërkojnë zgjidhja për dokumentet e skaduara për më shumë se nëntë muaj”, deklaroi Talat Xhaferi, kryeministër teknik. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button