Klop reagon ndaj arbitrave, pas humbjes nga Sautemptoni
Skuadra e Sautemptonit solli një goditje të madhe në Premier Ligën e Anglisë, pasi që mundi Liverpullin me 1-0, falë realizimit të sigurt nga Deni Ings. Pas ndeshjes mjaft I ashpër ishte trajneri i Liverpullit që potencoi se skuadra e tij e nisi dobët ndeshjen dhe kjo ndikoi që ata të humbin ballafaqimin me Sautemptonin.
“Çfarë ishte zhgënjyese? Fillimi. Jo vetëm goli i pësuar, por fillimi në përgjithësi. Urime për Sautemptonin, pasi ata e merituan fitoren. Nuk mund të habiteni, por ne u dukëm të befasuar. Ne duhet të kishim bërë shumë më mirë. Ata punuan shumë. Pozicionimi ynë thjesht nuk ishte e mirë. Ne duhet të kishim shumë më shumë shanse. Sadio Mane duhej të kishte një penallti sonte, dhe aty ishte prekje me dorë…nuk e di çka ndodhi… Nuk është një justifikim për performancën, por ju mund të merrni një pikë nëse penalltia do të akordohej. Tani ne duhet të reagojmë,” tha mes tjerash Klop.