Los Angelos urdhëron auto-ambulancat: Të pranohen vetëm pacientët që kanë shanse për mbijetesë
Operatorëve të ambulancave në Los Angeles, Kaliforni, u është dhënë urdhër i prerë: të transportohen në spital vetëm ata që kanë shanse të mbijetojnë.
Urdhëri vjen pas kolapsit që po kalon ky shtet dhe gjithë SHBA-të si pasojë e numrit të lartë të infektimeve dhe vdekjeve nga Covid-19.
“Ne nuk po heqim dorë nga reanimacioni. Ne nuk duam të mbushim spitale me pacientë që kanë shans shumë të dobët për të mbijetuar, duke zvogëluar kështu shanset që pacientët e tjerë të mbijetojnë”, tha Marien Goche-Hill, drejtori i Shërbimeve të Urgjencës në Los Angelos.
Rajoni në fjalë rrezikon të arrijë në 1 mijë vdekje në ditë, ndërsa spitalet janë thuajse në kolaps.
Një gjë të tillë kishte bërë edhe shteti i New York në muajin prill.
Nga nisja e pandemisë, SHBA janë shteti më i goditur nga Koronavirusi me 21,579,641 të infektuar dhe mbi 360 mijë viktima.