Varianti i ri i koronavirusit i pranishëm në disa kantone të Zvicrës

Rreth 28 persona në shtatë kantone zvicerane kanë rezultuar pozitivë për me variantin e ri Covid-19. Kjo nuk mjafton për të rekomanduar masa të shtrënguara kundër pandemisë, por ekspertët janë të shqetësuar se një pakicë e rasteve nuk kanë pasur asnjë kontakt me britanikët.

Autoritetet shëndetësore zvicerane thanë ata po monitorojnë nga afër situatën me ndihmën e universiteteve. Kantonet gjithashtu kanë shtuar përpjekjet e tyre për gjetjen e kontakteve për të mbajtur në kontroll përhapjen e llojit të variantit.

Përhapja e përgjithshme e virusit u stabilizua gjatë periudhës së Krishtlindjes dhe numri i tij po bie gradualisht. Të martën u raportuan rreth 4,020 raste të reja dhe 98 vdekje.

Zvicra që nga fillimi i pandemisë ka regjistruar 465,981 raste me Covid-19 dhe mbi 8,018 viktima, për momentin vendi numëron 140,363 raste aktive.

LEXO EDHE:

Back to top button