Institucionet e shkencës dhe kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni me deklaratë të përbashkët për UÇK-në

Në 23-vjetorin e daljes në skenë të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës dhe duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në Republikën e Kosovës dhe rreth saj, institucione shkencore e kulturore të Kosovës, të Shqipërisë dhe të Maqedonisë Veriore, nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët.

Kohë më pare institicionet që e kanë nënshkruar këtë deklaratë, kishin vendosur të organizonin një sesionin shkencor me temën “Ushtria çlirimtare e Kosovës – vlerë kombëtare” që ishte paraparë të mbahej më 25 Nëntor 2020. Mirëpo, për shkak të masave anti-COVID 19 për parandalimin e kësaj përhapjeje, ky sesion është zhvendosur për t’u mbajtur në një tjetër periudhë kur të normalizohet gjendja. Por deklarata që do të përmbyllte sesionin shkencor është nënshkruar ndërkaq dhe qëndrimin e përbashkët të këtyre institucioneve qendrore të shkencës dhe kulturës në tri shtete, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

LEXO EDHE:

Back to top button