Moti sot do të jetë me diell dhe me erë
Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira lokale të lehta deri në mesatare, njofton Administrata Hidrometeorologjike.
Do të fryjë erë e fortë nga veriperëndimi, që vende-vende do të arrijë shpejtësinë prej 60 kilometrash në orë, veçanërisht përgjatë lumit Vardar.
Temperaturat minimale të mëngjesit do të lëvizin nga 12 deri në 21 gradë, ndërsa temperaturat maksimale të ditës do të arrijnë nga 28 deri në 37 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare nga veriu.








