Guardiola në telashe, tre raste të reja me “Covid 19”

“COVID-19” është shfaqur në mënyrën më agresive te Mançester Siti duke qenë se “qytetarëve” deri më tani iu janë infektuar gjashtë futbollistë: Uolker, Gabriel Zhezus, Ederson, Dojl, Garsia dhe Ferran Torres.

Mirëpo, problemet për anglezët nuk kanë përfunduar me kaq, teksa sot klubi është detyruar të njoftojë edhe tre të tjerë të cilët kanë rezultuar pozitiv në testimin për koronavirus: Skot Karson, Kol Palmer dhe një pjesëtar i stafit.

Kujtojmë se sonte në mbrëmje, Mançester Siti luan derbin ndaj Junajtedit në “Old Trafford” në kuadër të gjysmëfinales së Liga Kupës së anglisë. Por situata duket shumë kritike dhe rreziku i përhapjes edhe më shumë të virusit është prezent. /VipSport.al/

LEXO EDHE:

Back to top button