Isinje, mungon në sfidën ndaj Juventusit

Skuadra e Napolit pas fillimit të mirë të sezonit të ri, po përballet me mungesën kruciale në sfidën ndaj kampionit aktual, skuadrës së Juventusit. Lajmin e mungesës së sulmuesit, e ka konfimruar edhe agjenti i Isinjës.

“Ne akoma nuk kemi të reja për Lorenzon. Duhen 48 orë për këtë. Testet do të zbulohen nesër. Nëse nuk ka lëndim, për 20 ditë ai do të kthehet në fushë. Më e keqja është se ai do të mungojë ndaj Juventus, por edhe për skuadrën kombëtare”, ka thënë Vinçenzo Pisakane.

Napoli ka shënuar 8 gola në dy ndeshje, ndërsa me Juventusin do të përballet më 4 tetor.

LEXO EDHE:

Back to top button