Senati shmang sërish mbylljen e Qeverisë amerikane
Senati shmang sërish mbylljen e Qeverisë amerikane

Senati amerikan e ka miratuar një paketë për shpenzime në vlerë të 1.2 trilion dollarëve amerikanë, për të shmangur kërcënimin e mbylljes së Qeverisë amerikane.
Dokumenti i miratuar në orët e para të së shtunës tani do të shkojë në tavolinën e presidentit amerikan, Joe Biden për nënshkrim.
Kongresi e ka miratuar javë më parë një paketë që garanton fonde për veteranët, agjencitë për punë të jashtme, të brendshme dhe ato të bujqësisë, ndërsa pajtueshmëria e arritur të shtunën garanton fonde për departamentet e mbrojtjes, sigurisë kombëtare dhe agjenci tjera qeveritare.