Lajmi i keq për Interin, Zomer largohet nga kombëtarja me lëndim

Për Interin, një tjetër lajm i keq nga lojtarët që luajnë për kombëtaret e tyre. Portieri zviceran, Jan Zomer, ka pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës së djathtë, pas një përplasje me Hojlund në ndeshjen miqësore ndaj Danimarkës.

Ajo që ngushëlloi zikaltërit ishte fakti që portieri u largua me këmbët e tij në minutën e 37-të, edhe nyja e këmbës së Zomer “ishte shumë e fryrë” dhe portieri kishte “shumë dhimbje”. Më pas, ai doli nga stadiumi dhe mbërriti në hotel. Zommer, siç ka bërë të ditur Federata Zvicerane, sot do të rikthehet në Milano dhe do të vijojnë testet mjekësore.

Ndërkohëë, sot dhe të martën janë planifikuar teste të reja për Stefan de Vrij, pas problemit të aduktorit të pësuar gjatë kampit stërvitor me kombëtaren holandeze.

Lojtari ka kryer tashmë kontrolle me stafin mjekësor të Holandës, por Interi dëshiron të ketë një pamje më të qartë të problemit. De Vrij do të mungojë në ndeshjen kundër Empolit.

LEXO EDHE:

Back to top button