Tërmeti në Tajvan shkatërroi një pjesë të një ishulli, u rrëzua në det | VIDEO

Një grykë në lindje të ishullit Kueshan, një destinacion popullor turistik në Tajvan, u shkëput dhe rrëshqiti në det pas një tërmeti shkatërrues me magnitudë 7.2 ballë që goditi vendin dje

Stacioni televiziv tajvanez TVBS News ishte i pari që raportoi dëmet në ishullin Kueishan, i cili quhet edhe “Ishulli i Breshkave” për shkak të formës së tij.

Portali mediatik tajvanez 信傳媒 raportoi se gurë të mëdhenj ranë në det, por askush nuk u lëndua pasi aty pranë nuk kishte turistë apo varka në atë kohë.

Tërmeti goditi Tajvanin mëngjesin e së mërkurës në kohën e pikut dhe u ndje në të gjithë ishullin, i cili ka më shumë se 23 milionë banorë.

Administrata Qendrore e Motit të Tajvanit (CWA) tha se tërmeti me magnitudë 7.2 goditi në orën 7:58 të mëngjesit të së mërkurës (23:58 pasdite ET të martën) në një thellësi prej 15.5 kilometrash.

 

LEXO EDHE:

Back to top button