Trafik armësh nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri, arrestohet 33-vjeçari

Trafik armësh nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri, arrestohet 33-vjeçari

Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi trafikonte armë nëpërmjet kufirit me qëllim shitjen.

Gjatë finalizimit të operacionit të koduar “Border Crossing”, është sekuestruar një armë zjarri kallashnikov dhe një armë gjahu.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ai i kishte trafikuar armët, nga RMV-ja në vendin tonë, nëpërmjet kufirit të gjelbër, me qëllim shitjen në Shqipëri.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button