Vazhdon dialogu për çështjen e dinarit, sot në Bruksel takohen Bislimi dhe Petkoviq

Vazhdon dialogu për çështjen e dinarit, sot në Bruksel takohen Bislimi dhe Petkoviq

Sot në Bruksel do të takohen dy kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë. Në tavolinën e Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviq, sërish do të jetë çështja e dinarit.

Lidhur me këtë temë, gjatë ditës së djeshme është deklaruar kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Ai tha se vartësi i tij në takimin e së enjtes në Bruksel nuk mund të negociojë për rregulloren e Bankës Qendrore.

Ndërkaq, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kishte thënë se të dy kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, do të vazhdojnë diskutimet tona për gjetjen e një zgjidhjeje të zbatueshme për njerëzit e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës.

Takimi i fundit ndërmjet Bislimit dhe Petkoviqit, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian është mbajtur me 25 mars, pikërisht për të gjetur një zgjidhje, mirëpo, përfundoi pa rezultate.

Serbia po kërkon nga Kosova që të shtyjë zbatimin e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, kurse Kosova po këmbëngul se është në të drejtën e saj.

Kosova, i ka dorëzuar propozimet e idetë e saj rreth kësaj çështjes.

Ato janë prezantuar edhe argumentuar nga ana e ekzekutivit.

Propozimet e Kosovës janë në linjë me rregulloren e BQK-së, për të cilën qeveria thotë se përmbajtja e së cilës nuk diskutohet.

LEXO EDHE:

Back to top button